​Në fillim te gushtit pritet të nisë zbatimi i rregullores për ndotjen akustike në Prishtinë

14:07 | 31 Korrik 2023
​ne-fillim-te-gushtit-pritet-te-nise-zbatimi-i-rregullores-per-ndotjen-akustike-ne-prishtine

Nga fillimi i gushtit do të nisë zbatimi i rregullores për ndotjen akustike në kryeqytet, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Drejtori i Inspektoratit, Florian Dushi bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, kanë takuar drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, për të diskutuar detajet e fundit para se të fillojë zbatimi i rregullores në teren.

“Në bazë të rregullores do të gjobiten të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar të nivelit të zërit”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Komento: