Në fillim të kampionatit, shkarkohet trajneri në Angli

10:17 | 17 Gusht 2019

Shkarkohet trajneri i parë në Angli.

Nuk janë dashur më shumë se tre xhiro, për të ardhur deri te shkarkimi i trajnerit të parë në Angli.
Është skuadra e Huddersfield, pjesë e të cilës është Florent Hadërgjonaj, që ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jan Siwert.

Huddersfield dështoi për të tretën ndeshje të siguronte fitoren e parë në Championship, duke u mposhtur në shtëpi 1:2 nga Fulham.

Skuadra e Huddersfield, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Premierligës, në këto tri ndeshjet e para në Championship, ka pësuar dy humbje në shtëpi, dhe ka marrë një barazim në udhëtim.

Mbetet të shihet tash se cili do të jetë vendimi i Hadërgjonajt me trajnerin e ri, nëse do të vazhdojë të qëndrojë kur dihet se ka ende kohë për një transferim në ligat tjera të forta të Evropës.

Komento: