Në foltoren e Kuvendit, Eliza Hoxha lëshon një këngë në telefon

11:04 | 04 May 2023

Eliza Hoxha lëshon një këngë në telefon në foltoren e Kuvendit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka lëshuar një këngë në telefonin e saj gjatë seancës së sotme, që është e shkruar për persona të pagjetur

Eliza Hoxha në seancën e sotme është paraqitur shumë e shqetësuar për çështjen e të pagjeturve, pasi Kurti nënshkroi Deklaratën me Vucicn në Bruksel.

Ajo tha se Kurti e ka vendosur një term për personat e zhdukur në këtë deklaratë, që nuk ekziston askund.

Hoxha ka lëshuar një këngë në foltoren e Kuvendit, që ka të bëjë me personat e pagjetur.

Deputetja e PDK’së tha se Kurti duhet të kërkojë falje tek komiteti i Kosovës dhe familjarët e personave të të pagjetur.

Komento: