Në Francë shpërthejnë protestat kundër vaksinës së COVID-19

12:18 | 15 Korrik 2021

Shpërthejnë protestat kundër vaksinës së COVID-19 në Francë.

Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar disa duke u munduar që të shpërndajnë demonstruesit që po protesjtojnë kundër vaksinave.

Të ashtuquajturit “anti- vaksinistë” që janë skepktikë ndaj vaksinave marshuan në të gjithë Francën edhe për kufizimet të reja ndaj koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Disa nga protestat filluan që në mëngjesin e së mërkurës në Paris derisa po mbahej parada vjetore ushtarake për Ditën e Bastijes që u përcoll edhe nga presidenti Emmanuel Macron.

Protestat vazhduan dhe në disa video në rrjetet sociale u panë që ata targetonin policinë, shkruan BBC.

Demonstruesit, shumica e tyre pa maska, janë të pakënaqur me vendimin që u dha të hënën që punonjësit shëndetësorë janë të detyruar të vaksinohen dhe që për të hyrë në shumicën e vendeve publike të duhet një dëshmi për marrjen e vaksinës. Ata që nuk janë të vaksinuar duhet të kenë një test negativ.

Autoritetet franceze thanë se numri i protestuesve përgjatë vendit ishte 19,000.

Komento: