Në Francë stuhi të forta, shi e breshër- një grua vdiq

15:47 | 05 Qershor 2022

Pamje nga suhitë e forta të shiut e breshërit në gjithë Francën, një grua vdiq – rrufeja e goditi edhe Kullën Eifel.

Në një stuhi të fortë që goditi pjesën më të madhe të Francës, një grua humbi jetën dhe 15 persona u lënduan, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Një grua e përfshirë nga një përmbytje u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin norman të Rouen, njoftoi ministri i Brendshëm francez erald Darmanin në Twitter. Një autopsi është duke u kryer, përcjell Express.

Vreshtat u shkatërruan, fluturimet u anuluan, rrufeja goditi Kullën Eifel, por nuk shkaktoi asnjë dëm. Banorët e Francës jugperëndimore postuan pamjet e një breshëri në madhësinë e topave të tenisit dhe foto të autostradave të përmbytura.

Mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Fluturimet nga Aeroporti Orly i Parisit u pezulluan përkohësisht dje dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle. Darmanin theksoi se kjo është “hera e parë në njëzet vitet e fundit” që stuhia ka prekur një zonë kaq të madhe.

Komento: