Në fushën e mbrojtjes nxënësit do të përfitojnë njohuri, nga viti i ardhshëm

22:24 | 16 Dhjetor 2022

Nxënësit do të përfitojnë njohuri në fushën e mbrojtjes, nga viti i ardhshëm.

Nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-23, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen që e ka mbajtur sot qeveria, njofton Klankosov.

“Përmes Programit Edukativ “Edukimi për Siguri”, konkretizuam bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nga i cili nxënësit e klasave të njëmbëdhjeta, duke filluar nga fundi i vitit mësimor 2022-2023, do të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Komento: