Në Gjakovë deponohen para false

14:50 | 01 January 2020

Një punëtor i bankës në Gjakovë ka raportur se në një bankomat janë depunuar para false.

Një ngjarje jo shumë e dëgjuar ka ndodhur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Ankuesi mashkull punëtor ne një bankë ka raportuar se derisa kishte qenë duke bërë numërimin e parave të bankomatit të deponuara nga klientët, kishte hasë në një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia thotë se monedha e dyshuar është konfiskuar.

Komento: