Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra me anë të një fotografie të publikuar në mesnatë, e ka mbyllur vitin 2018-të. Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet e veshur me veshje sportive.
“Natën e mirë shihemi në vitin e ri 2019”, ka shkruar Mimoza në fotografinë e publikuar në Instagram.
Në vitin që po e lëmë pas këngëtarja 34 vjeçare, ka qenë një ndër personazhet më të përfolur dhe komentuar, kjo për shkak të ndarjes nga i fejuari këngëtari, Seldi Qalliu.
“Mu ma le fajin” titullohet projekti i fundit i Mimoza Shkodrës që u publikua në muajin nëntor dhe u prit shumë mirë nga publiku.