Një tjetër mjek në Shqipëri është infektuar me COVID-19 dhe gjendja e tij është shqetësuese.
Burimet bëjnë me dije se mjeku shkodran Eno Kanani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe po trajtohet me oksigjen.
Ndërkohë që ende nuk është futur në intubim, familja e tij po përgatitet për ta transferuar drejt Turqisë doktorin 42-vjeçar.
Ai është babai i tre fëmijëve dhe dyshohet se është infektuar në vendin e punës.