Në kuadër të organizimeve për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, në Gjenevë të Zvicrës, u mbajt aktiviteti “Sofra Tradicionale Shqiptare”.
Ky organizim u realizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën “Rapsodët e Gjenevës”.
Para shumë bashkatdhetarëve fjalën e mori këshilltari politik Besnik Baholli, i cili u uroj mirëseardhje në emër të ministrit z. Dardan Gashi.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i Republikës se Kosovës, Naim Mala, përfaqësues të MDIS-it si dhe shumë mysafirë.
Aktiviteti në fund u karakterizua me ushqime tradicionale shqiptare.