Në rrugën Gjilan-Ferizaj është shpalosur sot monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III i cili ishte djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden.
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, me iniciativë të të cilit është vendosur ky monument, e ka vlerësuar lart kontributin e Joseph R. “Beau” Biden.
“Sot e replikojmë edhe munumentin e Joseph R. “Beau” Biden III, të cilin e kemi vendosur në rrugën Gjilan-Ferizaj. Ai në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.
Beau Biden, ka shërbyer pas luftës në Kosovë. Rruga 35 kilometërshe afër kampit “Bondsteel” po ashtu mban emrin e tij.
Beau Biden është djali i ndjerë i presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili kishte ndërruar jetë më 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.
Beau Biden kishte punuar në Kosovë pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE). Ai gjithashtu ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware, ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak.