Polici i Kosovës i shkruan qytetarit gjobën në gjuhën serbe.
Të shpeshta janë rastet kur qytetarët shkelin rregullat në trafik. Madje si pasojë e kësaj shumë prej qytetarëve kanë humbur edhe jetën duke u ndeshur në aksidente të rënda anembanë vendit.
Por janë pikërisht zyrtarët e Policisë së Kosovës në trafik të cilët së fundi kanë shtuar kujdesin lidhur me këtë çështje.
Së fundi një qytetar kosovar u gjobit nga Policia e Kosovës në territorin e Zubin Potokut.
Në dokumentin e dërguar në redaksi të lajmi.net shihet se zyrtari policor zgjodhi që gjobën ta shkruaj në gjuhën serbe.
Edhe pse kjo gjuhë njihet si zyrtare, qytetari në fjalë nuk e njihte gjuhën serbe dhe kësisoj kjo gjobë mbetet si e pakuptimtë për të.
Duhet përkujtuar që kjo nuk është hera e parë ku zyrtarët serb në Kosovë zgjedhin që të shqiptojnë gjobat në këtë gjuhë dhe duke mos marrë mundin që atë ta bëjnë në gjuhën shqipe.