Të hënën në Graçanicë një nënë e ka raportuar djalin e saj duke thënë që po shkakton probleme në familje.
“Ankuesja kosovare, ka njoftuar policinë se djali i saj vazhdimisht u shkakton probleme në familje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Edhe në Ferizaj, në një rast tjetër, babai e ka raportuar djalin e vet për të njëjtën arsye.
“Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij shkakton probleme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.