Në Infektivë janë 33 pacientë, ky është numri më i vogël që prej përhapjes së Covid-19

19:44 | 05 Maj 2020

33 pacientë në Infektivë, numri më i vogël që prej përhapjes së koronavirusit.

Që nga fillimi i pandemisë, Klinika Infektive ka shënuar numrin më të vogël të pacientëve të infektuar nga Covid-19.

Në këtë klinikë 33 pacientë po vazhdojnë të trajtohen derisa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithatë infektologët kanë kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi, sipas tyre, pandemia nuk ka përfunduar.

Distancimi social, mbulimi i gojës dhe hundës vazhdojnë të jenë masat kryesore, të cilat, sipas infektologut Valbon Krasniqi, qytetarët duhet t’i zbatojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Fluksi i madh i qytetarëve dhe veturave ka bërë që policia e trafikut të përqendrojë patrullimet e saj në disa zona të kryeqytetit.

Komento: