Në Istog ka shqetësime për fotografinë e Presidentes Osmani

23:22 | 30 Prill 2021

Komuna e Istogut, ende nuk e ka vendosur fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani ashtu siç e kërkon ligji.

Së paku kështu pretendon kryetari i LVV-së në Istog, Agron Avdijaj, i cili këtë pohim e ka bazuar edhe me një fotografi ku ende figuron fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Në Komunën e Istogut ende nuk është vendosur Fotografia e Presidentes së Republikës së Kosovës edhe pse tani po bëhen gati një muaj që nga zgjedhja e Presidentës znj. Vjosa Osmani.

Sipas Ligjit, të gjitha institucionet Republikës së Kosovës të cilat udhëhiqen nga Udhëheqësit e institucioneve obligohen që në mjediset e tyre ta vendosin Fotografinë e Presidentit/es të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Avdijaj.

Komuna e Istogut drejtohet nga Haki Rugova i LDK-së. I njëjti nuk ka dhënë ndonjë koment deri më tani lidhur me këtë çështje.

Komento: