Në Itali nuk e kanë të qartë planin e Mourinhos për Romën

21:14 | 17 Korrik 2021

Marash Kumbulla ka fatin për t’u stërvitur te Roma me një trajner të madh në Europë si Mourinho.

Por sa gjatë do të vazhdojë mbrojtësi shqiptar? Pikëpyetja është e madhe në Itali, me sezonin që lamë pas që nuk shkoi për Kumbullën në të njëjtën lartësi si te Verona. Pas infektimit nga COVID dhe dëmtimit, pasiguritë u shtuan te lojtari shqiptar.

Trajneri Murinjo ka provuar në miqësoren e fundit me Montecatini, skuadër modeste në Itali, dyshen e qendrës Kumbulla-Mancini. Pas përfundimit të pjesës së parë është hedhur Smalling-Ibanez për të parë sesi do të reagojnë lojtarët.

Në Itali kanë hedhur idenë se portugezi mund të kërkojë edhe një tjetër qendërmbrojtës te Roma pasi nuk është i bindur nga aktualët, nisur edhe nga shifrat e golave të pësuar në sezonin shkuar.

Megjithatë për të arritur deri këtu duhet të shihen miqësoret e vërteta përgatitore atje ku edhe Marash Kumbulla duhet të dëshmojë të gjitha vlerat e tij, në mënyrë që të mos shihet si opsion largimi.

Komento: