Plas skandali në Itali, dalin fakte të reja ku shihet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia mohuan golin e fitores Juventusit.
Juventus ka luajtur baras me Salernitana me rezultat 2-2 me një ndeshje spektakolare të zhvilluara në Allianz Stadium.
Në fakt fundi i ndeshjes ka qenë shumë emocionues, por edhe me shumë polemika, pasi Zonjës së Vjetër iu anulua një gol për 3-2 nga VAR për pozitë jashtë loje.
Arkadiusz Milik realizoi një gol të bukur me kokë, gol që u anulua pasi mori pjesë në të edhe Leonardo Bonucci që u aktivizua dhe gjyqtarët e anuluan për pozitë jashtë loje.
Kjo solli polemika të mëdha ku pati përplasje edhe mes futbollistëve të dy skuadrave pasi gjyqtari anuloi golin me VAR.
Por një foto e re është publikuar në mediat italiane, ku shihet se Antonio Candreva i mysafirëve është te këndi dhe është para Bonuccit e që gjyqtarët nuk e kanë parë fare.
A ishte i gabuar vendimi i VAR për të mos ta pranuar golin e Juventusit kundër Salernitana?
Megjithatë, janë shfaqur imazhe dhe pamje të reja që duket se vendimi i VAR për të anuluar golin e fitores së Milik ishte i gabuar.
Duket se Antonio Candreva ishte në një distancë prej vijës përfundimtare prej 2,9 metra, derisa Bonucci prej 3,42 metra.
Edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e përmendi një gjë të tillë duke thënë se Candreva ishte më i avancuar se Bonucci.
“Unë nuk dua të flas për gjyqtarët, por shikoni Candrevën pranë flamurit të këndit. I mban të gjithë në lojë dhe nuk ka pozicion”.
“Pastaj Bonuccin e tërheqin qartazi nga fanella para se të shkojë në atë pozicion dhe duhej një tjetër penallti. Megjithatë në pjesën e parë gabuam shumë dhe ndoshta nuk meritonim më shumë se kaq”, tha Allegri.