Në janar votohet Brexit

19:20 | 17 Dhjetor 2018

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka caktuar muajin janar për votimin e deputetëve për Brexit.

Deputetët do të votojnë për marrëveshjen e Brexit të Britanisë së Madhë më 14 janar, ka thënë Theresa May në parlament, transmeton Klan Kosova.

Votimi i cili ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, është shtyrë pas mocionit të mosbesimit që u bë ndaj kryeministres së Britanisë, Theresa May.

Ndërsa udhëheqësi i punës, Jeremy Corbyn tha se May kishte “çuar vendin në një krizë kombëtare” dhe se ajo nuk kishte mbështetjen e kabinetit.

Komento: