Në javët e para të shtatzënisë, kështu duket Gresa Behluli me barkë të fryrë

11:34 | 26 Shtator 2021

Pak ditë më parë u raportua se Gresa Behluli ishte në pritje të ëmbël.

Këngëtarja e njohur nga Kosova përflitej prej kohësh se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëheshin prindër për herë të pare, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, këngëtarja preferoi të mos reagonte por zgjodhi ta pranojë lajmin e ëmbël në mënyrën më të bukur.

Në klipin e ri, ku kënga mban titullin ‘Numero Uno’, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pritet të bëhet nënë e një vajze.

Ndërsa tani Gresa ka publikuar një foto ku shfaqet me barkë të fryrë.

E veshur me fustan të kaltër për mos t’i rënë në ‘mësysh’, Gresa po duket në super formë në javët e para të shtatzënisë. /ORAinfo/

Komento: