Në Kaçanik dy mësuese e nisin mësimin

10:02 | 20 Shtator 2022

Dy mësuese e nisin mësimin në Kaçanik.

Dy mësuese në Kaçanik kanë vendosur ta ndërprejnë grevën.

Që nga dita e djeshme, dy klasa e kanë nisur mësimin në shkollën fillore “Emin Duraku” në Kaçanik.

Faqja lokale e kësaj komune, shkruan se dy mësueset, Zejnie Dullovi-Dogani dhe Barije Piliqi kanë rikthyer nxënësit në bankat shkollore.

Ndryshe edhe disa shkolla në Gjakovë dhe në Podujevë, kanë vendosur që të mos e vazhdojnë grevën dhe të nisin mësimin.

Komento: