Në Kaçanik shënohet Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’

21:10 | 10 Gusht 2023
ne-kacanik-shenohet-dita-e-deshmoreve-te-brigades-162-‘agim-bajrami’

Në 25 vjetorin e rënies së komandant Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladani Kurtaj, Komuna e Kaçanikut ka shënuar ditën e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” me këtë rast janë përkujtuar edhe 92 dëshmorët e kësaj ane.

Në kuadër të këtij shënimi është mbajtur një akademi përkujtimore ku nga folësit e shumët është çmuar lufta e UÇK-së dhe i pjesëtarëve të saj e sidomos Dëshmorët e Kombit të cilët flijuan jetën e tyre për lirin që po e gëzojmë sot.

Në kuadër të shënimit të kësaj ditë janë bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Kaçanik si dhe janë bërë në homazhe tek monumentin i komandant Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj në fshatin Gabrricë. Po ashtu homazhe janë bërë edhe tek shtatorja e Komandantit Agim Bajrami e Qamil Ilazi edhe e busteve  të veprimtarëve të çështjes kombëtare, Sali Bajra e Ismajl Raka.

Kurse shënimi i ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik  përfundon me ndezjen e fenerëve pranë varreve të Dëshmorëve tek varrezat e Dëshmorëve UÇK.

Të gjitha këto aktivitet janë mbajtur nën përkujdesjen  e kryetari të Kaçanikut, Besim Ilazi.

Komento: