Në kafenenë e preferuar të Kadaresë – Sadriu publikon fotografi me Presidenten të shkrepur në Paris në “momente reflektimi”

17:38 | 15 October 2024
ne-kafenene-e-preferuar-te-kadarese-–-sadriu-publikon-fotografi-me-presidenten-te-shkrepur-ne-paris-ne-“momente-reflektimi”

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, që thotë ta kenë bërë kohë më parë, në kafenen e famshme në Paris “Le Rostand”.

Kjo kafene ka qenë e preferuara e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare, e këtë e ka theksuar edhe Sadriu.

“Kohë më parë, duke pirë kafe me Vjosën në Le Rostand e famshëm, ku ajri është i mbushur me histori dhe jehona e Kadaresë dhe Sartrit ndjehet ende. Një vend ku idetë rrjedhin lirshëm si ekspreso—ky lokal na kujton se në momentet e reflektimit, madhështia gjendet në gjërat më të thjeshta”, ka shkruar Sadriu.

Kadare ka shkruar edhe një libër “Mëngjeset në Kafe Rostand”, që është përmbledhje esesh.

Fotoja duket se ishin shkrepur në kohën kur ishin mbajtur Lojërat Olimpike në Paris.

 

 

 

Komento: