Vdekje e dyshimtë në Kamenicë.
Policia njofton për gjetjen e një burri pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Kamenicë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR/Kamenicë 27.08.2022-16:55. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor.