Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi në kamionin e tij u gjetën 34 kilogramë kokainë e cila kap vlerën e tre milionë eurove.
Shoferi shqiptar po udhëtonte drejt veriut të Italisë derisa u ndalua në autostradën Brenner, për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.
Ai u transferua në burgun e Bolzanos dhe këto ditë pritet të dal para gjykatës.
Shqiptari mund të përballet me burgim nga nëntë deri në 30 vjet.
Sipas mediave italiane, droga nuk ishte e destinuar tregun e Tirolit të Jugut, shkruan Ballkanweb përcjell Klankosova.