
Në një njoftim, Kompania “Elektrosever” ka deklaruar se nga sot do të fillojë me shpërndarjen e përllogaritjeve për energjinë e konsumuar në katër komunat në Veri të Kosovës, transmeton FrontOnline.
Qytetarët në komunat e Leposaviqit, Veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut do t’i marrin faturat në adresat e tyre të shtëpisë me një pagesë minimale të llogaritur paushall prej 21.60 euro.
Bashkë me atë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.
“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë ‘Elektrosever’ do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e Elektroseverit do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për Furnizimin me Energji Elektrike”, thuhet më tej në njoftim./FrontOnline/