
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Adresa” ka treguar arsyen se pse është zgjedhur Glauk Konjufca si kandidat për president.
Ai ka thënë se arsyeja se pse Konjufca është zgjedhur për kandidat ka qenë se është i vlerësuar nga Opozita dhe njihet si figurë përbashkuese, raporton Gazeta10.
“Zotëriu Konjufca është vlerësuar edhe nga PDK-ja, LDK-ja dhe nga AAK-ja si figurë përbashkuese që është kërkuar në vitin 2025 dhe ne e kemi konsideruar në mungesë të kandidatëve konsensual, me refuzim të Andin Hotit nga ana e PDK-së dhe në mungesë të propozimeve të tyre”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10