
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë Gentjan Handraj alias Gentjan Hotaj. Ai ishte në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Autoritetet spanjolle më datë 8 korrik i caktuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet spanjolle për procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.