Në këtë fshat nuk ka lindur asnjë djalë tash e një dekadë

08:53 | 17 August 2019

Ka një dekadë që në këtë fshat nuk ka lindur asnjë djalë.

Një skuadër zjarrfikësish e gjitha e përbërë nga femra. Është një rast i rrallë, por është bërë një domosdoshmëri në kushtet, kur në fshat mungojnë burrat.

Kjo ndodh në një qytezë polake, Miejsce Odrzanskie, një fshat me 300 banorë, ku prej nëntë vitesh nuk lindin bebe meshkuj.

Kryebashkiaku ka vendosur edhe një çmim për nënën që do të sjellë në jetë një djalë, ndërkohë që një grup shkencëtarësh po studion anomalinë e fshatit. Banorët më të moshuar kujtojnë se meshkujt kanë qenë gjithnjë të rrallë në fshat.

“Bëhet fjalë për të studiuar historinë dhe për të kontrolluar statistikat e lindjeve” shpjegon një prej kërkuesve që është angazhuar me rastin, duhet të kuptojmë nëse prindërit e vajzave janë në ndonjë mënyrë të afërm, edhe të largët, e më pas duhet të kuptojmë edhe kushtet ambientale, vetëm kështu mund të dalim me ndonjë pistë.

Për momentin, vetëm shkencëtarët janë të shqetësuar; gratë e fshatit duken në fakt të kënaqura. Nuk kemi patur probleme, do të takojmë meshkuj në ndonjë fshat apo qytet tjetër – thonë me shaka vajzat.

Komento: