Në këtë fshat të Kosovës është gjetur një mbetje mortore

13:17 | 31 Mars 2019

Policia e Kosovës ka marrë një informatë se në fshatin Llukar është gjetur një mbetje mortore.

Një burrë nga fshati ka raportuar policinë e Kosovës se në një rrugicë në pyll, kishte gjetur një kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur.

Komento: