Në këtë fshat të Prishtinës jeton vetëm një familje

11:58 | 18 Qershor 2021

Fshati Kukavicë i Prishtinës është braktisur nga pothuajse të gjithë banorët.

Në këtë fshat ka mbetur vetëm një familje.

Amir Latifi, banor i këtij fshati, ka treguar se të gjithë kanë braktisur fshatin dhe se atje ka mbetur vetëm familja e tij.

Ai ka treguar se jeton në fshat se bashku me gjashtë anëtarët tjerë të familjes.

Latifi ka bërë të ditur se në fshat merret me bagëti, dhe e punon tokën së bashku me gruan e tij.

“Me mëngjes e bëjë gati ujin për kafshët, edhe tokën e punojmë se bashku me bashkëshorten. Të gjithë e kanë lanë fshatin, vetëm unë me familje jemi këtu. Më herët ka qenë më mirë, edhe dasmat kanë qenë të mira”, deklaroi ai për RTV Dukagjini.

Latifi theksoi se fermën e kanë që 13 vite, dhe se tashmë kushtet janë më të mira.

Komento: