Në këtë gjendje ka përfunduar shtëpia Robertit pasi u largua Nora

22:04 | 19 Janar 2020

A po i mungon Robertit e ambientit të shtëpisë një femër e kujdesshme, po Nora?

Çifti më i përfolur gjatë 2019-tës, kryesisht pjesës se dytë të këtij viti ishin Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Lajmi për ndarjen e tyre pas disa vitesh lidhje e martesë, bëri bujë në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Thashetheme të ndryshme qarkulluan gjithandej, ndërkohë që vet personazhet kryesore nuk dhanë detaje për rastin.

Dita-ditës lajmet për ta u zbehen pasi secili morën në dorë timonin e jetës së tyre.

Lidhjet e mundshme të dashurisë ishin thashethemet e radhës që prekën si Norën ashtu edhe Robertin, por që as këto nuk dolën të vërteta, të pakten nuk u konfirmuan asnjëherë.

E tani aktivitetet e tyre në rrjetet sociale janë të shpeshta dhe të shumta duke treguar se po shijojnë secilin moment, pa njëri tjetrin.

Në një foto të Robertit sot merr vëmendje dhoma e tij e cila duket e çrregullt.

A po i mungon Robertit e ambientit të shtëpisë një femër e kujdesshme, po Nora?

Komento: