Ulëset e vendosura në hapësirën e Universitetit të Prishtinës kanë përfunduar të dëmtuara.
Profesori Milazim Krasniqi, ka postuar një fotografi në të cilën shihet dëmtimi i ulëseve, që janë vendosur në ambientet e Kampusit Universitar “Hasan Prishtina”.
Krasniqi ka thënë se edhe po deshe të ulesh, nuk ke se si, teksa ka shtuar se janë duar të mbrapshta ato që e dëmtojnë pasurinë publike.
“Ulese e cmontuar ne kampusin e UP. Edhe po deshe te ulesh, nuk ke si. C’duar te mbrapeshta ato qe prishin keshtu pasurine publike”, ka shkruar Krasniqi.