Në këtë komunë bora arrin deri në një metër, kërkohet ndihmë…

22:09 | 10 January 2019

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në gjithë Kosovën.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo ministri, raporton lajmi. net.

Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër.

Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit.

Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT, janë në gjendje të mirë për qarkullim.

Komento: