Në këtë komunë të Kosovës, inspektorët gjejnë biznese që kanë rritur çmimin e disa produkteve

20:05 | 12 Mars 2020

Disa produkteve ushqimore u janë rritur ҫmimet, e kjo është evidentuar nga inspektorët në Ferizaj.

Ferizaj ka nxjerrë inspektorët në terren pas informacioneve se ka fryrje të çmimeve në produkte ushqimore dhe farmaceutike, duke shfrytëzuar panikun e ngritur te qytetarët për shkak të koronavirusit.

Ridvan Berisha nga Inspektorati i Komunës tha se ka urdhëruar kryerjen e inspektimeve në të gjitha pikat e mëdha të furnizimit të qytetarëve me ushqime e në barnatore për të evidentuar rritjen e çmimeve sipas denooncimeve të qytetarëve.

Maliq Muharremi- koordinator i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve tha se nga kontrolli i 10 bizneseve që ushtrojnë veprimtari afariste, ushqimore është hasur në disa raste rritja e çmimeve dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.

Inspektorati i Ferizajt apelon te qytetarët që të mos shkaktohet panik, njëkohshëm të denoncojnë rastet kur hasin në mashtrime me çmime e rritjen e tyre në numrat e paraqitur përmes faqes së Komunës.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk është prekur nga koronavirusi.

Komento: