Testi i Maturës ka ditë që është mbajtur e janë publikuar rezultatet e tij.
Maturantët e Kosovës i janë nënshtruar testit të maturës në muajin Qershor.
Për të kaluar testin e maturës duhet të arrihet së paku minimumi prej 80 pikësh.
Por ky minimum i pikëve po del të jetë shumë i lartë për disa maturantë në qytetin e Gjilanit.
Asnjë nga maturantët e një klase të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan nuk e kaluan testin e maturës.
Kjo klasë e Zhegrës ka pasur gjithsej 15 maturantë, mësohet se është paralele e ndarë nga Gjimnazi “ Zenel Hajdini”.