Sërish do të ketë grevë në arsim.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të fillojë me greva në Kamenicë pas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati për mbyllje të 19 shkollave
Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në intervistën 45/45 të Kosovapress, i cili tha se në shtator qytetin e Kamenicës e presin grevat.
Sipas tij, nga takimet që kanë zhvilluar me prindërit dhe me mësimdhënësit është parë një tension i madh.
Jashari po ashtu ka deklaruar se nëse nuk tërhiqet vendimi i Kastratit për mbylljen e shkollave në Kamenicë, SBASHK-u do të reagojnë përmes grevave dhe do pengojë një gjë të tillë.
Madje ai ka thënë se në rast se mbyllen shkollat, greva mund të përshkallëzohet dhe në nivelin qendror.