Në këtë mënyrë do të parandalohet kopjimin në maturë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Në këtë mënyrë do të parandalohet kopjimin në maturë

09:08 | 15 Prill 2019

Zhurmues të valëve në shkolla për ta parandaluar kopjimin në maturë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke u përgatitur për të ndërmarrë hapa të rinj për të parandaluar kopjimin në testin e maturës.

Ky institucion ka paralajmëruar vendosjen e “zhurmuesve të valëve telefonike” në shkolla, në mënyrë që të pamundësohet funksionimi i telefonave celularë gjatë mbajtjes së këtij testi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një hap i tillë pritet të ndërmerret për shkak të problemeve në të kaluarën, ku maturantët fotografonin testin duke e hedhur në rrjete sociale nga ku kërkonin ndihmë.

Kryetari i Komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, ka thënë se presin që këtë vit procesi i testit të maturës të shkojë si duhet dhe pa probleme. Ai nuk ka treguar për koston që pritet t’i kushtojë MASHT-it vendosja e pajisjes së bllokimit të valëve telefonike, duke thënë se nuk e di.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!