Në këtë muaj të Ramazanit, Halil Kastrati gëzon edhe dy familje me nevojë

23:05 | 19 Maj 2019

Halil Kastrati, vazhdon të gëzojë shumë familje skmanore.

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka dhuruar sot dy palë çelësa për dy familje në Kamenicë.

Kastrati në një shkrim të bërë në Facebook ka bërë të ditur se një familje në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës, ka bërë me shtëpi të re.

Ndërsa një familje tjetër në qytetin e Kamenicës ka bërë me banesë të re.

Humanisti Kastrati ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit do të fillojë ndërtimi i 100 shtëpive për familjet në nevojë.

Komento: