Në këtë muaj Turqia pritet t’i rikthejë tifozët në stadium

17:01 | 17 May 2020

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Federata e Futbollit të Turqisë ka zbuluar se janë duke punuar për rihapjen e stadiumit për tifozë qysh në muajin korrik.

Në Turqi, Superliga e futbollit do të rifillojë më 12 qershor, pas dyerve të mbyllura.

Tani, presidenti i federatës ka folur për mundësinë e lejimit të tifozëve në stadiume qysh këtë verë.

“Objektivi ynë është të përfundojnë sezonin, përndryshe do të ketë probleme”, ka deklaruar Nihat Ozdemir për Corriere dello Sport, përcjell lajmi.

“Ne duam të përfundojnë sezonin në fushë. Teste do të bëhen shpesh gjatë përgatitjeve”.

“Nëse ka raste, ne do t’i fusim në karantinë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë. Ka vende që do të fillojnë dhe situata është më e keqe se e jona”.

“Objektivi ynë i parë është të luajmë pa tifozë. Nëse gjërat shkojnë mirë, ndoshta ne mund t’i luajmë ndeshjet me tifozë në korrik”.

Komento: