Në këtë orë dalin pensionet sot!

10:53 | 18 Mars 2020

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, vendi ynë po kalon në një gjendje të vështirë.

Tashmë një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës janë vetizoluar, për të parandaluar këtë pandemi e cila ka pushtuar thuajse e gjithë botën, ndërsa shumë nga bizneset po ashtu janë mbyllur.

Kjo situatë e krijuar ka bërë që Qeveria t’i marrë disa masa. E në mesin e tyre është edhe ekzekutimi i parakohshëm i skemave pensionale.

Burime të ORAinfo kanë bërë të ditur se pensionet do të dalin sot gjatë ditës.

Sipas këtij burimi, tani vetëm është bërë ekzekutimi i tyre, ndërsa pas orës 12:00 pensionet do të dalin në llogari të pensionistëve.

Orainfo mëson se edhe sekante sociale do të dalin me herët këtë muaj. “Skemat socaliale do të dalin më 24 mars, ndërsa pagat më 26 mars”, ka thënë ky burim. /ORAinfo/

Komento: