Në këtë qytet kafiteritë zbresin çmimin e makiatos

15:26 | 23 Shtator 2019

Qytetarët e Kamenciës kanë marrë një lajm të mirë sot.

Vendimi i të gjitha kafiterve në qytetin e Kamenicë që çmimi i kafesë të rritet nga 0.50 euro në 0.70 euro ka bërë që shumë qytetarë të jenë të pakënaqur me këtë rritje.

Kësisoj, 3 muaj pasi ky çmim u rrit me arsyetim se është rritur edhe akciza e kafesë por me këtë duket se nuk janë pajtuar fare qytetarët e Kamenicës.

“Sot në qytet e pijta kafen 50 cent”, ka shkruar një qytetar në Facebook.

Shtrenjtimi i makiatos në Kamenicë kishte ngjallur më shumë debat se shtrenjtimi i bukës.

Komento: