Njihuni me qytetin ku mund të merrni me qira një të dashur.
Je beqare dhe kërkon të kesh një të dashur sa për të bërë foto në qytetin e përjetshëm, në Romë?
Tashmë mund të merrni me qira një “Instagram Boyfriend” (të dashur Instagrami). Personi në fjalë do t’ju shoqërojë dhe do të bëjë me ju gjithë fotot që dëshironi, teksa vizitoni kryeqytetin e Italisë.
Kjo iniciativë ka nisur nga agjencia turisitke amerikane “Roma Experience”, e specializuar në njohjen e qyteteve italiane.
I dashuri fallco, i cili në të vërtetë është një fotograf profesionist, kushton 350 euro për 3 orë.
Por jo vetëm kaq. Atë mund ta përdorni edhe për të bërë foto romantike, si ti dëshironi ju.
Turi privat, i cili përfshin monumentet më të rëndësishme të kryeqytetit, Cappella Sistina, Vatikani, Koloseu, kushton 735 euro. Nëse doni të keni me vete edhe “të dashurin e Instagramit”, duhet të shtoni edhe 350 euro të tjera.
Një investim i vërtetë, por që ndryshe nga i dashuri real, ky që do të merrni me qira nuk ankohet dhe nuk bën gjë tjetër veçse ju kënaq duke ju realizuar foto perfekte, duke qenë se është fotgraf profesionist.
Çfarë mund të kërkoni më shumë?