Është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në oborrin e QKUK-së, në hryje të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.
Nacionale ka siguruar fotografitë e veturës e cila është gjetur në Shtime, ku po qëndron gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani.
Vetura është gjetur në sheshin “Ahmet Shtimja”.
Gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani ka thënë se edhe babai i Sokolit është dërguar nga Policia e Kosovës tek vetura e djalit të tij.
Më herët është konfirmuar informacioni se për të ndjerën kishte pasur urdhër të mbrojtjes, pasi kishte qenë edhe më herët viktimë e dhunës në familje.
Ndryshe, policia është në kërkim të Sokol Halit i cili akoma gjendet në arrati.