Një burrë nga Prizreni mbrëmë rreth orës 23:00 ka privuar nga jeta gruan e tij.
Fotografia të cilën po e shihni më poshtë, është vendi ku e ndjera ka mbetur e vdekur. Ngjarja ka ndodhur shumë afër shtëpisë së saj.
Mësohet se viktima është nëna e këshilltares së Kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.
Hoti njoftoi përmes rrjeteve sociale se nëna e saj ka ndërruar jetë duke postuar edhe një fotografi bashkë me të, motrën dhe mbesën e saj.