Në këtë vend voton Vjosa Osmani

20:54 | 13 Shkurt 2021

Ku dhe kur do të votojë Vjosa Osmani?

Presidenca ka dhënë detaje se ku pritet të votojë ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani.

Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, Osmani do të votojë në orën 10:00, shkruan lajmi.net.

Ajo votën e saj do ta hedh në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ndryshe, Osmani garon në këto zgjedhje në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

Komento: