Në këtë vit kthehet normaliteti në botë pas Covid-19

19:52 | 15 Nëntor 2020

Dimri i vitit 2021, kohë eventuale e kthimit në normalitet.

Niveli i lartë i vaksinimit do të jetë i nevojshëm me qëllim që dimri i vitit 2021 të jetë normal.

Shefi i kompanisë “BioNTech” që ka prodhuar vaksinën potenciale, është shprehur se imunizimi dhe vaksinimi i plotë duhet të bëhet para vjeshtës së vitit të ardhshëm me qëllim që jeta t’i kthehet normalitetit.

Ugur Shahin ka thënë se qëllimi i kompanisë së tij është që të fillojë shpërndarja e vaksinës në fund të vitit 2020, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë ndikim në parandalimin e nivelit të lartë të infeksionit.

Kompania amerikane, të hënën, ka bërë të ditur se vaksina eksperimentale ka qenë efektive më shumë se 90 për qind. Rreth 43 mijë persona kanë marrë pjesë në testim. Britania pritet të marrë 10 milionë doza deri në fund të vitit, ndërsa janë porositur 30 milionë doza të tjera. Vaksina jepet në dy doza, tri javë ndaras nga njëra-tjetra.

Të moshuarit dhe stafi në shtëpitë e kujdesit pritet të kenë prioritet për t’u vaksinuar, pasuar më pas nga punëtorët shëndetësorë. Njerëzit më pas do të renditen sipas moshës.

Komento: