Në këto mënyra pandemia e koronavirusit mund të përfundojë

15:30 | 22 March 2020

Pandemia e koronavirusit mund të përfundojë në këto mënyra: Ndoshta më shpejt se sa presim.

Mënyra se si ka ndryshuar jeta derisa përballemi me pandeminë koronavirus, mund të duket e re dhe e frikshme për shumë njerëz. Por për të moshuarit tanimë kjo është diçka e zakonshme, pasi ata janë mësuar të jetojnë në kohë të ngjashme dhe frika të ngjashme, transmeton Gazeta Metro.

Por një gjë është e sigurt: do ketë fund për këtë pandemi, dhe nëse përfitojmë nga opsionet premtuese të ilaçeve që janë në dispozicion, mund të vijë fundi i saj më shpejtë nga që e mendojmë.

Por pyetja e vetme është se si do përfundojë kjo pandemi.

Ekzistojnë katër mënyrat e mundshme:

Nëse koronavirusi është sezonal- kjo do thotë se infeksionet e reja do bien vetë, ndërsa moti fillon të ngrohet. Por kjo i bie edhe që koronavirusi do kthehej kur moti të ishte i ftohtë. Megjithëse shpresojmë se deri atëherë sistemi shëndetësor është më i përgatitur për të ndihmuar ata që sëmuren rëndë.

Përmes imunitetit- Një përqindje e konsiderueshme e popullsisë infektohet, rikuperohet dhe kështu zhvillohet një imunitet natyror. Sfidja është se arritja e këtij imuniteti do marrë kohë të konsiderueshme.

Zhvillimi i një vaksine- Ekzistojnë ta paktën 5 vaksina aktualisht në fazë të zhvillimit, me fillimin e provave klinike gjatë kësaj jave. Ky është një zhvillim premtues, por vetëm faza e parë e një procesi të gjatë. Edhe në skenarin më të mirë, do të kalojnë shumë muaj përpara se një vaksinë e suksesshme të vihet në dispozicion të publikut të gjerë.

Zhvillimi i përshpejtuar i barnave terapeutike që trajtojnë infeksione dhe, në varësi të ilaçit, parandalojnë shfaqjen e infeksionit të mëtejshëm- Një opsion në këtë skenar është një kombinim antiviral i ilaçeve që synon ARN-në në qendër të koronavirusit përgjegjës për pandeminë që fshihet sot në të gjithë botën.

Komento: