
Disa lokalitete në Kosovë do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme, 3 nëntor 2026, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin energjetik.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se punimet do të zhvillohen në disa rajone, ndërsa ndërprerjet do të zgjasin nga disa orë, varësisht nga lokacioni.
Më poshtë gjeni orarin dhe vendet që do të preken nga ndërprerjet:
PRISHTINË
Ora 09:00–16:00
Pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, si dhe Qeveria e Kosovës.
Arsyeja: Konvertimi i daljes Qeveria nga tensioni 10 kV në 20 kV.
PEJË
Ora 10:30–15:30
Ndërprerja do të përfshijë një numër të madh rrugësh dhe lagjesh në qytetin e Pejës, përfshirë rrugët Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Dr. Nuredin Çeku, Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq, Shaban Spahija, Bajram Kelmendi, De Rada, Enver Hadri, Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Nëna Terezë, Onufri, Sheshi Haxhi Zeka dhe zona të tjera.
Pa energji elektrike do të mbesin edhe Qendra Spitalore e Pejës, Manastiri i Pejës dhe Ujësjellësi.
Ndërprerja do të prekë edhe fshatrat Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj, si dhe Levoshën e Majën e Zezë.
Arsyeja: Punime në kthina.
PRIZREN
Ora 10:00–15:30
Ndërprerje do të ketë në Euro Granit, Atmaxhë I dhe II, Tupec I, II dhe III, Landovicë, si dhe në Tulltoren I dhe II.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
MITROVICË
Ora 10:00–16:00
Ndërprerja do të përfshijë fshatrat Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë dhe Tushil, si dhe një pjesë të Skenderajt.
Arsyeja: Zhvendosja e përçuesve në shtylla të reja elektrike dhe energjizimi i një segmenti të linjës së re në kuadër të projektit Turiqevci.
Ora 10:00–15:30
Pa energji elektrike do të mbesin edhe fshatrat Rashan dhe Terstenë.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
GJILAN
Ora 10:30–12:30
Ndërprerje do të ketë në rrugët Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham, Elena Gjika, Gursel Bajram Sylejmani, Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit, Xheladin Kurbaliu dhe Zabeli i Sahit Agës.
Pa energji elektrike do të mbesë edhe Velekinca, përfshirë Velekincën e Epërme dhe të Ulët.
Arsyeja: Rregullimi i kthinave.
Ora 10:30–12:30
Ndërprerje do të ketë edhe për një pjesë të konsumatorëve në rrugët Arben Ramadani, Hysen Tërpeza, Arbëri, Lidhja e Prizrenit dhe një pjesë të Velekincës.
Arsyeja: Rregullimi i kthinave.
Ora 10:30–15:00
Pa energji elektrike do të mbesin edhe Shurdhani, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhta, Isufaj dhe Terziaj.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
KEDS ka bërë të ditur se këto ndërprerje janë të planifikuara për realizimin e punimeve në rrjetin e energjisë elektrike.