Në këto zona do të ketë punime në rrjetin e ujësjellësit sot

10:08 | 26 March 2025
ne-keto-zona-do-te-kete-punime-ne-rrjetin-e-ujesjellesit-sot

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë sot në disa zona të Prishtinës.

Ekipet do të kryejnë punime për të përmirësuar rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të bëhen në këto rrugë: “Bajram Kelmendi”, “Sokol Sopi”, “Hyzri Talla”, “Shyt Marevci”, “Tringë Smajli”, “Rrustem Hyseni”, “Dervish Cara” dhe “Ahmet Korenica”.

Komento:
loading