Derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në ditët e fundit pati rënie, nga Klinika Pulmologjike e QKUK-së kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë pacientë të prekur me koronavirus.
Tutje është theksuar se pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 (Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo klinikë, tash e tutje do të trajtojë vetëm pacientët post-COVID.